Publikohen pamjet/ Arrijnë në Kosovë autoblindat e para nga SHBA

0
273
FSK-ja është duke u pajisur me autoblinda amerikane të njohura si si ASV

Ushtria e Kosovës po vazhdon të pajisjet me armatim dhe autoblinda të rënda të terrenit.

Që nga shndërrimit i FSK-së në ushtri të rregullt, janë arritur marrëveshje me shtete të ndryshme për blerjen e armatimit dhe pajisjeve përcjellëse. Këto marrëveshje, disa në formë të donacioneve, janë arritur kryesisht me SHBA-të dhe Turqinë.

Së fundi, FSK-ja është duke u pajisur me autoblinda amerikane të njohura si si ASV -Armored Security Vehicle.

Merret vesh se ushtria e Kosovës do të ketë në kontingjentin e saj rreth 50 autbolinda ASV.

Media e ka siguruar një video të disa prej këtyre autoblindave (15 sosh) që tashmë kanë arritur në Kosovë, ndërsa të tjerat pritet të arrijnë deri në fund të gushtit.

Sipas uebfaqeve të specializuara për ushtri, autoblindat ASV janë të pajisura me granatahedhës MK19, mitraloz M2 dhe mitraloz M240.

Në anën tjetër, dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paralajmëroi ardhjen e disa autoblindave të tjerë të tipit “Vuran”, prodhim i Turqisë.