2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Prokuroria zbulon rolin e të arrestuarit të parë në mizorinë ndaj 18-vjeçares

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për KRlME të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penaIe “Vr.asja e rëndë” të Kodit PenaI të Republikës së Kosovës.

Prokuroria thotë se A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër D.K., ka ushtruar dh.une psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës, ku, me këtë rast i njëjti (A.S.) ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kryerjen e veprës penaIe.

- Advertisement -

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S.,më 22 Gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër D.K., ka ushtruar dh.une psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës, ku, me këtë rast i njëjti (A.S.) ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kryerjen e veprës penaIe, gjegjësisht në vdekjen e të ndjerës, ku më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penaIe “Vr.asja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit PenaI të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton prokuroria.

I pandehuri A.S me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për vr.asjen e 18-vjeçares me inicialet M.O.. Jashari tha se i dyshuari kryesor, D.K., shumë shpejtë do të arrestohet nga ana e policisë. Ndërsa, foli edhe për veturën me targa të Zvicrës që ishte përdorur dje në këtë rast.

- Advertisement -

Jashari tha se i arrestuari i parë me inicialet A.S., ka vendbanim të përkoshëm në Zvicër, i cili dyshohet se ka qenë me veturë zvicërane.

“A.S., jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicërane…Tabelat kanë qenë të padëshifruara…Personat janë identifiku dhe janë zbulu”, tha Jashari.

- Advertisement -

Shukri Jashari tha se të dy janë emra të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të përfshirjes në vepra të ndryshme penaIe.

“Personi me inicialet D.K., është i njohur për policinë dhe prokurorinë, ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet i ka të mbyllura…Edhe personi i dytë A.S., aktakuzë për tetntim vr.asje në vitin 2013, më 23 shtator është caktu seanca. Aktakuza është ngritë në vitin 2013”, u shpreh ai tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit