10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tranohet Hoxha nga Mitrovica: “Kanuni i Lekë dreqit duhet të digjet”

Rekomandime

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka deklaruar se Kanuni i Lekë Dukagjinit është kanuni i “Lekë dreqit” dhe si i tillë ai duhet të digjet, pasi që ka instalu gjakmarrjen midis shqiptarëve.

- Advertisement -

Hoxha Fatmir Latifaj ka dhënë një deklaratë që po kritikohet nga njerëzit në lidhje me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Ai thotë se ky kanun është kanuni i Lekë dreqit dhe duhet të digjet.

“Ky është kanuni i Lekë dreqit i cili është i porositur për ta prishur shqiptarinë. Atë duhet me djeg, prej koke, prej zemre edhe prej biblioteke. Nuk bën me ekzikstu ai”, ka thënë hoxha Latifaj.

- Advertisement -

Tutje ai ka thënë se po bën thirrje publike që ky kanun të largohet nga toka dhe rafti i shqiptarëve.

Ndryshe Kanuni i Lekë Dukagjinit është grup ligjesh tradicionale shqiptare. Kanuni ishte kryesisht gojor dhe u botua me shkrim vetëm në shekullin e 20’të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit