Policia e Kosovës në Ferizaj ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vr.asjen e 18-vjeçares, M.O në një banesë në këtë qytet.
Sipas njoftimit, Krivaqa është arrestuar sot në një fshat të Ferizajt dhe është ndaluar për 48 orë.
Nga policia e Kosovës konfirmuan se i njëjti është mbrojtur në heshtje në prani të avokatit mbrojtës.
“I dyshuari kryesorë i cili ishte në kërkim policor me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar, sot pas një pune intenzive nga të gjitha njësitet e policisë rajonale, i njëjti rreth orës 12:05 në një fshat të Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I dyshuari është mbrojtur në heshtje në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare , ndërkaq me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i dyshuari D.K është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.