Nga Viktor Buzhala
Në Kosovë askush nuk po merret me hajninë praktikisht. Vetëm jepen deklarata që kinse po Iuftohet hajnia dhe gjithcka përfundon aty.
Mediat do të ishte mirë ta bëjnë një krahasim sa raste të hajnisë janë paraqitur e sa janë kapur vjet në gjashtëmujorin e parë, e sa sivjet. Aty do të shihet që gjendja nuk është raportuar aspak, përkundrazi mund të jetë përkeqësuar.
Këtë përceptim ma forcon fakti që hajnat mbrëmë hynë në hyrje të baneses time me dana të armaturës dhe e vjedhën bicikletën time. Në një hyrje në qendër të Prishtinës, ku jetojnë dhjetëra banorë. Sikur dikush të merrej seriozisht me ta, nuk do të guxonin të vidhnin as në fshatra të largët malor. Jo, do të kërkonin një profesion tjetër, pasi askush nuk merret me një profesion që ta nxin jetën cdo ditë.
Por, s’kanë nevojë. Ata nuk i frikësohen deklaratave, përderisa e dinë që ne kemi një nga policitë më të paaftta në botë për t’u ballafaquar me hajninë. E deklaratat pompoze të shtetit janë që po merren me hajnat e medhenj.
Paramendoni, nuk mund ti fusin në burg këta të centave e dojnë me ia mësy ata të medhenjtë!!!
Asnjë vend në botë s’ka munjtë me u ballafaqu me të medhenjtë pa i rehatu fillimisht të vegjlit. Kjo, pasi dikasteri shtetëror aty specializohet dhe i zë pastaj të medhenjtë. Me këtë nivel të përgatitjes, ata po rrinë shlirë në Maldive, në kokërr të shpinës. I kqyrin nganjëherë deklaratat në telefon dhe qeshin.
Doni me i zanë hajnat e sofistikuar, që kanë një jetë dhe një dyzinë njerëzish që mendojnë qysh me e fshehë më së miri hajninë, kur s’mundeni me i zanë kta të veshlit me dana në dorë, për lendine, në mesin e qindra njerëzve?
Këtij vendi përnjimend i duhet një strategji për Iuftimin e hajnisë. Por, ajo nuk guxon të jetë assesi deklarative. Duhet të jetë operative dhe të adresojë secilën hajni që është dukuri në këtë vend. Pa u shkëputur nga hajnia s’kemi me ecë përpara. Por, hajni të blen shpejt dhe ai është i pari që e merr vesh a duhet me tu tutë a jo. Deri sot vec janë tuj keshë me ju. Shpresoj që t’iu ngrijë buzëqeshja në buzë, por do ta keni shumë të vështirë. Fillimisht duhet ti përvisheni punës.