Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka marrë vendim qe kryetarët e komunave mos të shkojnë në takim me kryeministrin Kurti.
Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime të sigurta. Arsyeja injorimi që i është bërë komunave me rastin e themelimit të Komitetit nga ana e Qeverisë për menaxhimin e COVID 19.
“Jemi dakorduar që të mos shkojmë në takim me kryeministrin, kjo për shkak të injorimit që na ka bërë me rastin e themelimit të Komitetit nga ana e Qeverisë për menaxhimin e Covid-19”, tha ky burim për GazetaBlic.
Kujtojmë se takimi ishte paraparë të mbahej nga ora 10:00.
Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo vendim eventual nga cilado palë qoftë.