Ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka përgënjeshtruar raportimet e mediave shqiptare se ajo do të jetë ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Shqipërisë në mandatin e tretë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Ajo ka thënë se ky është një lajm i rremë.
“Ky është lajm i vjetër. Unë mendoj se jam shumë më e dobishme në Kosovë. Nuk kam arritur ende ta kuptojë se kush po i gjeneron këto lajme të rreme. E demantoj në plotni”, tha Çitaku në Klan Kosova.
Top Channel ka raportuar se Edi Rama do ta emërojë ministre të Punvë të Jashtme dhe Diasporës, Vlora Çitakun.
“Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm ai i Vlora Çitakut të cilës Rama edhe mund t’i besojë ministrinë e diasporës në vend të Pandeli Majkos”., ka shkruar Tch.