2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shartari i LVV-së: I kërkoj falje Karametës, kush më ka sharë, ia kam kthyer

Rekomandime

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale, Hamdi Shartari ka thënë se nuk është ai autori i postimeve me sharje në profilin e tij në Facebook. Në një lidhje direkte përmes telefonit në Frontal të T7, Shartari ka thënë se vetëm ua ka kthyer sharjet atyre që e kishin sharë paraprakisht.

Shartari tha se e kishte lënë telefonin që të mbushej në një kafene, ndërsa thotë se nuk e di se kush i ka shkruar postimet me sharje në llogarinë e tij.

- Advertisement -

“Unë kam qenë në Kosovë për dy muaj. E kam lënë telefonin me u mbushë në kafene. Kush ka shkruar, çfarë kanë bërë nuk e di. Unë tek para dy ditësh e kisha ditëlindjen me datën 29, me datën 28 ia nisin po më shajnë hallku në Facebook. Çka u bë more kështu? Ua kam kthyer kush më ka sha, sa kam mujt ua kam kthyer”, tha Shartari.

Ai i kërkoi falje deputetit Burim Karameta, i cili u sha brutalisht nga llogaria e Hamdi Shartarit në FB.

“Unë nuk e kam shkruar atë. Nuk kam pasë nevojë me e sha askënd aty palidhje, me përjashtim ata që më kanë sha. Unë ua kam kthyer sa kam pasur mundësi, por s’kam mundur të merrem me të gjithë… Atë nuk e kam pa derisa kanë nis me më sha nja 3 mijë veta. Atij i kërkoj falje. Nuk kam nevojë me sha. Unë e kam votuar”, tha Shartari.

- Advertisement -

Zyrtari i LVV-së tha se njerëzit thërrasin me telefonin e tij dhe përsëriti se nuk e ka idenë se kush ka sharë.

“Unë në kafe e kam lënë telefonin dhe e lë aty. Thërrasin njerëzit me telefon timin sikur me të vetin. Absolutisht s’kam të bëj me atë punë”, tha Shartari.

- Advertisement -

Ai theksoi se e ka sharë këdo që ka shkruar me fyerje në llogarinë e tij në Facebook.

“Kush më ka sha e kam sha. Edhe kush më shan do ta shaj”, tha Shartari.

Në llogarinë e ish-kandidatit të LVV-së për asamblenë komunale në Mitrovicë, ishin shkruar sharje të rënda në drejtim të deputetit të Listës Guxo, Burim Karameta, i cili kishte dalë kundër ministrit t1% Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësor.

“Ti **fsha robt ty o deputet. Ti se din së pari çka ështe virusi as kah vjen e ku shkon. E sa për mjek *ije nanën tane se mjekët duhet me punue gjatë orarit që kanë, a mendove ti që paguhen me nr të pacientëve a? Shko te Isa yt more ti *ifsha çka kie n’shpi e n’vorre qe 30 vjet”, është shkruar në llogarinë e Shartarit në Fb.

Në fund, ai tha se tani ia ka vendosur një kod telefonit të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit