Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, është paraqitur nga qendra e vaksinimit kundër Koronavirusit.
Ai ka hedhur poshtë “dezinformatat e analistëve të opozitës” se nuk ka vaksina.
Lajçi ka thënë se në qendrën e vaksinimit gjithçka ishte në rregull dhe se vaksina Pfizer kishte “sa të duash”.
Reagimi i tij në Facebook:
Ju shkruaj nga Qendra për vaksinim
Asht e turpshme ato që i thoni mbrëmjeve në debate televizive për vaksinat; jo s’ka… po rrenë ministri…ai duhet të dorëhiqet!
Po pse po iu pyes unë, këtu nga qendra?
Sytë e mi po shohin e s’muj me rrejt si ju!
Ka Pfizer sa të doni! Ka rregull e ka mirësjellje. Normalisht se duhen terminet e krejt normale mos me pas!
Çka duhet me ba dikush tjetër për neve, kur ne s’bajmë për vetën tonë!? Kush mund ti ndalë infeksionet e vdekjet nëse ne nuk kujdesemi për shëndetin tonë!
A duhet Kryeministri e Vitia me na marrë për dore e me na ruajt nga Covidi?
A duhen t’jenë çobanët tonë që hasdisemi rrugëve pa maska e mrizojmë kafiterive tan ditën?
Po më vjen turp tani që po shkruaj këtu nga Qendra, për dezinformatat e analistëve e debatet e opozitës në TV-tona!
Këtu qenka gjithçka n’rregull, por ata që gjuajnë gurë, si duket qenkan të sëmurë!