11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vdekjet e infektimet e shumta nuk po i ndalin kosovarët të bëjnë dasma, Policia intervenon në Pejë

Rekomandime

Policia e Kosovës sot ka ndaluar një dasmë që po mbahej në fshatin Radac të Pejës. për shkak të moszbatimit të masave antiCOVID.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka bërë të ditur se pronarit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej dymijë (2000) euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej dyqind (200) euro.

- Advertisement -

Dasmorët janë larguar menjëherë nga lokali.

“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet n komunikatën e PK-s.

Kujtojmë se numri i rasteve t reja dhe viktimave nga koronavirusi po vazhdon të jetë i lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit