Ish-mjeku i UÇK-së i publikon disa foto të gazetarëve të Iuftës lidhur me “arkivat”: Më keni demantu, më keni sosë!

0
188

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka reaguar sërish për debatin lidhur me arkivat e UÇK-së.

Ai ka përmendur gazetarët Nysret Pllana dhe Martin Çuni, duke thënë se e njeh punën e tyre edhe pa fotografitë, për të cilat po pretendohen të jenë arkiva të UÇK-së.

Loshi ka thënë se ka respekt për ata Iuftëtarë të lirisë që nuk duken në asnjë fotografi, “për shkak se kur shkrepeshin fotografitë ata gjendeshin në front kundër armikut”.

Reagimi i tij në Facebook:

Po më dërgojnë njerëzit “fakte” që më “demantojnë” për atë çka kam shkruar rreth arkivave të UÇK-së! Demek, Hashimi paska mbajtur shënime kur është takuar me Kristofer Hill! Gani Koci paska dalë duke lexuar diçka! Nysret Pllana dhe Martin Çuni, të dytë gazetarë, duke transmetuar lajmet!

Valla më keni demantu, më keni sosë. E unë që kam shkruar çdo ditë e nuk kam fotografi për të dëshmuar?! Më mirë që nuk kam, sepse do ta demantoja vetveten!

Nuk e di njeriu, a me qesh a me qajt me kësi lloj njerëzish. Ja, po i ndaj me juve këto fotografi që i mora nga një person i anës “tjetër” dhe ju vendosni se për çfarë arkivash dhe për çfarë evidence mund të flasim ne sot.

Me këtë rast nuk dua ta zhvlerësoj punën e asnjërit nga këta persona që duken në këto tri fotografi. Por, të gjithë këta e dinë se unë e njoh mirë punën e tyre edhe pa fotografi, njësoj sikurse që ata e njohin punën time. Respekt për ta dhe për kontributin e tyre dhe sidomos respekt për ata Iuftëtarë të lirisë që nuk duken në asnjë fotografi, për shkak se kur shkrepeshin fotografitë ata gjendeshin në front kundër armikut.