7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

U largua drejt SHBA kur ishte 7-vjeç, togerja shqiptare me mision në vendlindje: Do i mësojmë ushtrisë dronët

Rekomandime

Hatixhe Çollaku, togerja e parë shqiptare në ushtrinë amerikane do të rikthehet në vendin e saj me një mision të caktuar.

- Advertisement -

Në një video të shpërndarë nga ambasada amerikane, Çollaku shprehet se bashkë me kolegët e saj do të trajnojnë forcat e Armatosura Shqiptare për përdorimin e dronëve të dhuruara nga SHBA.

Çollaku tregon se ky dron ka kapacitet për misione taktikale dhe emergjenca humanitare.

“Kam ardhur për një mision që të mësojmë përdorimin e UAV për ushtrinë shqiptare. UAV është një dron dhe ky dron ka kapacitet për misione taktikale, civile, për emergjenca dhe për humanitare.

- Advertisement -

Në fakt kam dashur për shumë vite të vij në Shqipëri me mision dhe prandaj jam futur në New Jersey dhe jo për shtetin që banoj vetëm që të vij me mision në Shqipëri”, shprehet ajo.

Ajo tregon se prej kohësh kishte kërkuar shansin për t’u rikthyer me mision në Shqipëri dhe ky ishte rasti më i mirë, duke nisur edhe nga fakti që ajo është shqiptare dhe do ta ketë të lehtë komunikimin.

- Advertisement -

“Pastaj duke kërkuar atë shans dhe duke takuar njerëz të tjerë përmes ushtrisë doli shansi këtu që kërkonin një oficer inteligjence. Edhe kur e morën vesh që flas edhe shqip, u gëzuan shumë dhe thanë me siguri do të sjellim ty në këtë mision. Jam larguar nga Shqipëria në moshën 7-vjeç. Para shumë vitesh kam pasur hallën që jetonte përballë shkollës ku bëjnë stërvitje dhe thoja gjithmonë, a do jemi unë njëherë në anën e kundërt.

Kam parë shumë sakrifica që kanë bërë prindërit e mi kur kemi ikur në Amerikë dhe duke parë ato sakrifica dhe duke pasur atë ndjenjën që të jem si prindërit e mi. Të fortë dhe të mundohem të arrij sa më shumë jam futur në ushtrinë amerikane. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe marr mundësinë që t’ua tregoj në Amerikë historinë e Shqipërisë”, tregon Çollaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit