4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Besarta Jashari publikon foto me mixhën Rifat dhe vëllaun Bekimin: E diela ka kuptim të veçantë për familjen

Rekomandime

Besarta Jashari, vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari ka qëndruar sot në vendlindje në Prekaz, me çrast ka publikuar një foto me mixhën Rifat dhe vëllaun Bekimin.

- Advertisement -

Ajo thotë se e diela ka kuptim të veçantë për familjen.

Njoftimi:

E diela ka kuptim të veçantë për familjen.

Edhe këtë të diel, zgjodhëm së bashku me familjen time ta kalojmë në Prekaz – aty ku shpirti më pushon.

- Advertisement -

Të dielat e fundit, po i begaton prezenca e mixhës Rifat që ka ardhë nga Gjermania, e ne nuk po ngopemi me prezencën dhe tregimet e tij.

Derisa drekonim, mixha na tregonte për rininë e tij, për Prekazin e asaj kohe dhe për rrethanat e vështira me të cilat përballeshim si familje.

- Advertisement -

Koha ecte, dreka nuk po mbaronte – unë e Bekimi u zhytëm në tregimet e mixhës… Derisa mixha na tha:

“çohuni e vazhdojmë te oxhaku”

Biseda natyrshëm vazhdoj me aktualitetin, secili tregonim për përditshmëritë tona, e mixha për çdo gjë ka këshillën e duhur.

Edhe për Bekimin e kishte këshillën e duhur:

“Bekim, i drejtë para Zotit e para popullit, gjithmonë je në rrugën e drejtë”

Mua s’më mbetet tjetër, përpkrahë mixhës Rifat, ta mbështesë Bekimin – të bashkuar si çdo herë familja jonë.


Të dashur miq, kaloni një të dielë të mirë pranë familjeve të juaja.

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari, Prekaz

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit