Në takimin me presidenten Vjosa Osmani është ngrit çështja e shtyrjes dhe zvogëlimi të fushatës zgjedhore, por kjo nuk është në kompetencën time, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Radoniqi dha këtë deklaratë pasi u kërkua nga anëtarët e KQZ-së që të informohen për takimin e kryetarit me presidenten Osmani.
Anëtari i LDK-së në KQZ-Florian Dushi,
“Në kuadër të rendit të ditës është e rëndësishme që të njoftohemi lidhur me takimin që e keni pasur me presidenten e vendit që ne e kemi mësuar nga mediet dhe është mire që të njoftohemi si KQZ nëse ka pasur kërkesa apo ka qenë me karakter njoftues”, tha anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi.
Njejtë ka pyetur edhe Ariant Elshani nga PDK-ja, se për çfarë është takuar Radoniqi me presidenten Osmani.
Ndërsa kryesusesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka treguar në detaje për takimin.
“Takimi ka qenë zyrtar dhe ka qenë i kërkuar nga unë, qëllimi i takimit ka qenë për staf të sekretariatit, ne kemi marr vendim prej ish-ministrit Veliu që aneksi i kësaj i jepet KQZ-së për nevojat e stafit, ne kemi komunikuar me ministrinë e MPB-së, por që s’kemi marr përgjigje, qëllimi im ka qenë që të ketë një komunikim me ministrin, sepse i kemi kushtet e pa volitshme. Çështje tjetër ka qenë nevoja për m’i vaksinua stafin që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve. Është ngrit edhe çështja e shtyrjes dhe zvogëlimi të fushatës zgjedhore por unë nuk jam pyetur, kërkesë nuk kemi për shkurtim të fushatës dhe nuk shoh arsye për të marr arsye për shkurtim të fushatës, sa i përket shtyrjes ajo nuk është në kompetencën time as të KQZ-së dhe nuk e parasheh ligji këtë çështje”, tha Radoniqi.