Të hënën e ardhshme do të vazhdojë gjykimi për kr.ime Iufte ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ku do të fillohet me deklaratat e dëshmitarëve.
Kështu u bë e ditur përmes një video-konference të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku u tha se gjykimi do të fillojë në orën 09:30.
“Gjykimi i Mustafës do të vazhdojë të hënën e ardhshme në orën 09:30 me dëshminë e dëshmitarit të parë në këtë rast. Procedura gjyqësore në këtë rast do të vazhdojë gjatë muajve shtator e tetor dhe gjatë javës së ardhshme”, u tha gjatë video-konferencës, raporton Zeri.info.
Në këtë video-konference nuk u bë e ditur se çfarë lloj dëshmitarësh do të thirren në seancën e parë.
“Mund të them vetëm se është dëshmitari i Prokurorisë”, u tha në konferencë.
Ky gjykim ishte paraparë që të vazhdonte dje, por ishte anuluar pasi kjo seancë ishte caktuar vetëm në rast se do të nevojitej më shumë kohë për deklaratat hyrëse.
“Meqenëse deklaratat hyrëse ishin më të shkurtra se që pritej, gjykatësit kanë vendosur se nuk nevojitet të mbahet edhe seanca e paraparë për të enjten”, ishte thënë në deklaratën e DHSK-së për “Betimin për Drejtësi”.
Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 15 shtator, ndërsa gjykatën e ka quajtur “Zyrë të Gestapos”.
Ndryshe, më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe v.rasje të paligjshme si kr.ime Iufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.