Sveçla pas arrestimit të tetë personave: Fajden e haraçin do ta zhdukim 17

0
156

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të tetë personave të dyshuar për “Fajde” në tri komuna të ndryshme.

Sveçla, me anë të një postimi, ka thënë se do të zhduket haraçi e fajdja, në përpjekje që ta bëjë Kosovën një vend më të sigurt.

“Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur. Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkruar ministri i MPB’së.