0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rakici do duhej të arrestohej për suIm ndaj rendit kushtetues të Kosovës

Rekomandime

Avokati mitrovicas, Armend Shkoza, ka komentuar zhvillimet e djeshme në pikën e Jarinjes nga rrafshi ligjor duke vendosur theksin tek një vepër penaIe e kryer dje.

Avokati Shkoza tha se Ministri Rakic është dashur të arrestohet dje për kryerje të veprës penaIe të suImit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, të paraparë në nenin 121 të Kodit PenaI, shkruan Jepi Zë.

- Advertisement -

Theksojmë se kreu XIV i Kodit PenaI të Kosovës flet për veprat penaIe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa neni 121 parasheh se kushdo që pengon (në këtë rast Kryeministrin) në ushtrimin e detyrave apo veprimeve zyrtare dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

Postimi i plotë i avokatit Shkoza:

“Me pas shtet ashtu qysh është tu i ardhë era, Rakiqi ish deshtë të arrestohet për shkak të kryerjes së veprës penaIe të suImit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga Neni 121 i Kodit PenaI. I njëjti me veprimet e sotme i ka kryer të tri format e kësaj vepre penaIe, njërën të përgjithshmën dhe dy të kualifikuara.

- Advertisement -

Ligjshmëria është sikur bajraku i Iuftës. Dora këputet por bajraku nuk lëshohet. Asnjë milimetër nuk guxojmë me u kthy prapa. E nëse kthehemi, gjendja do jetë dhjetëfish më e keqe sesa para zbatimit të masave ligjore.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit