0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Mbajeni mend këtë…”, avokat Ngjela: Vuçiç është terrorist dhe frikacak prandaj bërtet

Rekomandime

Nga Spartak Ngjela

- Advertisement -

Bandat mesjetare të Serbisë, asgjë nuk iu bëjnë dot sot shqiptarëve.

Nuk kanë më asnjë lloj fuqi-force kundër shqiptarëve; nuk kanë më asnjë mundësi ndërkombëtare dhe asnjë lloj besimi në Perëndimin e Lartë.

Serbia sot është një neveri terroriste për Amerikën dhe Perëndimin, kurse shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë aleatët kryesorë të Uashingtonit dhe të mbrojtur totalisht nga NATO.

- Advertisement -

Po, përse këlthet Vuçiç.

Ai po çirret për të treguar se është i dobët dhe ka frikë, njëlloj si ai i vetmuari në pyllin e natës, i cili bërtet nga frika që i ndërkall errësira e pyllit.

- Advertisement -

Sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ka as forcë, dhe nuk ka as verb që të drejtohet në Perëndimin e Lartë.

Është terrorist, ashtu si edhe padroni i tij i vjetër dhe tashmë i vdekur: Sllobodan Milosheviç. Dhe këtë e ka të provuar nga politika amerikane.

Po kryeministri i Kosovës?

Duhet të jetë i qartë se është në Iuftë, por është fitimtar i Iuftës së Shenjtë të vitit 1999. Duhet të jetë i qartë që asgjë nuk duhet të bëjë pa marrëveshje me Uashingtonin; dhe duhet të jetë i qartë gjithashtu që, asnjë lloj Iufte e Serbisë nuk i mposht dot më shqiptarët. Përkundrazi, një Iuftë e re u jep shqiptarëve të gjithë territorin e pushtuar nga hordhitë serbe, që nga viti 1878.

Edhe Kosova, edhe Shqipëria duhet ta dinë mirë se: Lidhja e Prizrenit tani, pas 242 vitesh, e ka fituar betejën e saj arbërore, dhe po e vijon Iuftën kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit.

Dhe, të mos ju duket çudi! Se, Lidhja e Prizrenit do ta vijojë deri në fund b*tejën për të gjitha territoret arbërore në Gadishullin Ilirik.

Mbajeni mend këtë…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit