Friday, July 19, 2024

“Vjosa Osmani do t’i bashkohet Vetëvendosjes”

- Advertisement -
- Advertisement -

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi, ka parashikuar kalimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Gashit, Osmani do të kalojë në Vetëvendosje pas dështimit potencial të një marrëveshjeje qeverisëse ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.

- Advertisement -

“Nga përspektiva sot, të gjithëve u duket e pa mundëshme si mundësi dhe keni të drejtë! Por, nga këndëveshtrimi im, si vrojtues konsistent i zhvillimeve politike dhe partiake në Kosovë, Vjosa në të ardhmen e afërt do të kaloj në VV, si pasoj e pa mundësis së dorzimit të LDK-së karrshi VV-së, dhe pa fuqis së saj në raport me ‘ujqit e vjetër’ brenda LDK-së”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës për herë të parë pas më shumë se një dekade ka dalë e treta në zgjedhje dhe do të jetë opozitë në legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura