2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kosovarët e irrituar me terminet për viza pune në Gjermani, ja çfarë do të bëjnë të hënën në Prishtinë

Rekomandime

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tash e katër muaj po lëshon viza pune për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Për ta siguruar një vizë pune, fillimisht duhet të behet një termin në formën online.

- Advertisement -

Sigurimi i një termini është bërë problem shumë i madh për qytetarët, pasi numri i atyre që dëshirojnë të shkojnë të punojnë në Gjermani është mjaftë i madh.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë çdo fillim muaji hapë linkun, ku qytetarët kosovarë mund të aplikojnë.

Por për ta zënë një termin sipas disa qytetarëve duhet të paguhen agjencionet e ndryshme, pasi vet është shumë problem të sigurohet një termin, ngase sistemi online nuk po e lejon një gjë të tillë për shkak të ngarkesës së madhe në momentin kur po hapet për aplikim.

- Advertisement -

Për këtë ata po akuzojnë ambasadën dhe agjencionet e ndryshme, të cilët sipas tyre për një termin po kërkojnë nga 500 deri në 2500 euro.

Lidhur më këtë disa persona në një grup në facebook me emrin “Ambasada Gjermane, Vizat e Punës (Terminët)”, kanë paralajmëruar protestë para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

- Advertisement -

Kjo protestë do të organizohet ditën e hënë nga ora 14:00 me moton ‘STOP mashtrimeve’.

Më poshtë keni postimin në grupin “Ambasada Gjermane, Vizat e Punës (Termiet)”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit