Dy oficerë të policisë të Gate City në shtetin e Virginia të SHBA’së ishin në rrezik të shtypeshin nga një veturë e dalë kontrolli po të mos ishin reflekset e policit që e largoi nga rreziku partneren e tij të patrullës dhe veten, transmeton Gazeta Metro.
Departamenti i Policisë së Gate City thanë se oficerët Jessica Mc Graw dhe Matthew Stewart ishin duke hetuar një aksident kur një veturë patrulluese tjetër e policisë që po udhëtonte në drejtimin e kundërt doli jashtë kontrolli e po rrëshqiste me shpejtësi drejt policëve skaj rruge.
Stewart e vërejti dhe me shpejtësi reagoi që po vinte drejt tyre dhe ja doli me reagim të shpejt të shpejtë të tërhiqte McGraw larg rrezikut.
Të dy policët nuk kanë pësuar Iëndime dhe do të vazhdojnë me shërbimin e tyre ka njoftuar zyrtarisht policia e shtetit të Virginia në SHBA.