4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Albin Kurti jep arsyet pse duhet të votohet Vetëvendosje

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, nëjherit edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë disa nga arsyet pse duhet që të votohet partia që ai drejton.

- Advertisement -

Ai ka thënë se më 17 tetor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy alternativave.

Kurti thekson se për gjashtë muaj të qeverisës së tij, Kosova po regjistron shkallen më të lartë të rritjes ekonomike në Evropë.

Kurti: Kjo është java e fundit, voto programin konkret dhe kandidatin e lëvizjes

- Advertisement -

“Sot një javë do të jemi te kutia e votimit aty secili do të marrë vendimi i cili për jetën e përditshme ka rëndësi edhe më të madhe se sa 14 shkurti. Çdo njëri nga ne do të zgjedhë mes dy alternative, atyre që duan punë me nderë dhe thjeshtësi, dhe atyre që duan të fitojnë me reklama në media e sondazha të ujndisura. Në të gjitha komunat udhëkryqi është i tillë. Nga njëra anë kandidatët e Vetëvendosjes me zgjidhje optimale për problemet reale, e nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot me shpresën që nesër të zhavsin përsëri. Kosova vetëm për gjashtë muaj të qeverisjes sonë, po regjistron shkallët më të lartë të rritjes ekonomike në Evropë për vetëm tre muaj doli në krye të rajonit për shkallë të vaksinimit e u listua si vendi me nivelin më të ulët të krimit të organizuar në rajon. Tani është shumë e rëndësishme ta bartim të njëjtën frymë të ndryshimit edhe në secilën komunë të Kosovës. Kjo është java e fundit voto programin konkret dhe kandidatin e lëvizjes që ta kthejmë komunën nga e mbara”, ka thënë Kurti.

Nëpërmjet videos Kurti thotë se vota për Vetëvendosjen është e domosdoshme.

- Advertisement -

Kurti: Vota për Vetëvendosjen është jetike

“Aktivist i dashur tash që i ke ndezur motorët, ndezi edhe turbinat e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara sepse bashkë do të qeverisim. Vota për Vetëvendosjen, vota për numrin 144 është jetike, është e domosdoshme dhe duhet të jetë masive që t’i japim shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, bëri thirrje Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit