Subjekti politik “Demokratët për Drenasin” po e akuzojnë kandidatin për kryetar të PDK’së, Ramiz Lladrovci, se e ka suImuar fizikisht anëtarin e tyre, Fatmir Dugolli.
“Demokratët për Drenasin”, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ kanë pretenduar se kryetari aktual i Drenasit e ka kërcënuar me largim nga puna Dugollin dhe më pas e ka suImuar atë fizikisht.
“Ngjarja ka ndodhur në Komoran në Restorant “Kristal”, ku Lladrovci duke dalur është afruar tek Dugolli dhe e ka kërcënuar se do ketë pasoja me largim nga puna pas zgjedhjeve si dhe e ka suImuar fizikisht”, thuhet në postimin e tyre.
Të njëjtit kanë thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë forcat e rendit, por këta të fundit kanë qenë të paqasshëm.
Postimi i plotë:
Ramiz Lladrovci suImon fizikisht dhe kërcënon Fatmir Dugollin, anëtarin e shtabit zgjedhor Demokratët për Drenasin!
Para pak orëve ka ndodhur një suIm fizik nga Ramiz Lladrovci i cili ka suImuar fizikisht ish kandidatin për deputet nga PDK, Fatmir Dugolli, i cili njëherit është edhe anëtar i Shtabit Zgjedhor të Demokrat për Drenasin!
Ngjarja ka ndodhur në Komoran në Restorant “Kristal”, ku Lladrovci duke dalur është afruar tek Dugolli dhe e ka kërcënuar se do ketë pasoja me largim nga puna pas zgjedhjeve si dhe e ka suImuar fizikisht.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka marrë pamjet e kamerave të lokalit që ndodhi suImi fizik.
Demokratët për Drenasin e dënojnë suImin e Lladrovcit dhe kërkojnë nga Policia e Kosovës të marrë hapat e nevojshëm ndaj tij.
Sipas tyre Lladrovci ka dalur jashtë kontrollit për shkak që është njoftuar me humbjen që do ta pësojë ditën e nesërme nga verdikti i qytetarëve të Drenasit.