2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Armiqtë tanë u bënë bashkë! Media turke shpërthen ndaj marrëveshjes tripalëshe në Greqi

Rekomandime

Ka ngjallur reagim të fortë në Turqi marrëveshja mes tre vendeve në Greqi. Greqia, Egjipti dhe Qiproja nënshkruan një marrëveshje tripalëshe paraditen e sotme, e cila ka ngjallur mjaft reagime në Turqi.

- Advertisement -

Memorandumi i mirëkuptimit i firmosur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al Sisi si edhe kryeministri qipriot Nikos Anastasiadis ka si kryefjalë bashkëpunimin mes tre shteteve në rajon, por është lexuar qartë si një pozicionim kundër rolit të Turqisë në rajon.

Një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bashkëpunimi në sektorin energjetik duke ndërtuar një “autostradë të energjisë” në Mesdhe mes të treja shteteve, por në radhe të parë diçka e tillë prek drejtpërdrejt Turqinë, e cila pretendon si pjesë të Zonës Ekskluzive Ekonomike zonën detare përreth Kretës dhe ishujve të tjerë grek pranë tokës turke.

Duke mos fshehur qëllimin e marrëveshjes, palët dënuan qasjen problematike sipas tyre të Turqisë në Egjeun Lindor përmes dërgimit të anijeve për kërkimin e gazit dhe naftës të shoqëruara me flotë ushtarake.

- Advertisement -

Turqia ka marrëdhënie jo të mira si me Greqinë ashtu edhe me Qipron, ndërsa prej vitit 2012 është në një raport të ngrirë edhe me Egjiptin, pasi Al Sisi rrëzoi qeverinë islamiste të Mursit.

Në raportimet e tyre, mediat turke i kanë cilësuar të tre liderët si armiq të Turqisë. “Milliyet” shkruan se “armiqtë e Turqisë” kanë hedhur në drejtim të këtij shteti akuza të paqëna në lidhje me pasuritë nëndetare në Mesdhe.

- Advertisement -

Ndërkohë, “Hurriyet” shkruan se të tri shtetet u bënë bashkë kundër Turqisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit