12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Çudi që je deputet”, “Me ty nuk ia vlen as m’u marrë”, përpIasen Albulena Haxhiu e Ardian Kastrati

Rekomandime

Seanca e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme nuk ishte e qetë.

- Advertisement -

Gjatë kësaj seance pati përplasje ndërmjet deputetëve opozitarë dhe përfaqësuesve të Qeverisë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati replikoi me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

“Pak ma gjallë se diçka m’u keni zverdhë prej të dielës… Ju që nuk e keni sensin dhe sentimetin për drejtësi tani bëni sikur jeni kredibil t’i bëni këto ndryshime, a në fakt këto janë propozuar shumë moti, qysh më 2019. Ju, jo që nuk e keni këtë sens por e keni kallë krejt këtuhen me molotov e me gjithçka. Tash, me ju besu juve që keni me administru mirë drejtësinë është si me besu që dita është natë, si me besu që toka nuk është e rrumbullakët”, tha Kastrati.

- Advertisement -

Derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka replikuar Kastrati duke i thënë se më të nuk ia vlen të merret.

“Me ty nuk ia vlen as mu marrë, është për çudi që je deputet i Kuvendi të Kosovës”, ka thënë Haxhiu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit