4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Berisha: Albin Kurtin e gjeni në kapitullin 63 të Kuranit, Munafik

Rekomandime

Berisha: Albin Kurtin e gjeni në kapitullin 63 të Kuranit, Munafik

- Advertisement -

Publicistja Kimete Berisha e ka quajtur hipokrit kryeministrin Albin Kurti.

Znj.Berisha thotë se Kurtin mundeni me e gjetë “në kapitullin 63 të Kur’an-it që quhet, ‘Munafiq’ apo ‘Hipokriti’.”

Sipas saj Kurti e bën të kundërtën e asaj që e thotë.

- Advertisement -

Znj.Berisha thotë se sipas librit të shenjët Kur’ani-it,   hipokriti mysliman është më i rrezikshëm për myslimanët sesa armiku më i madh jo-mysliman.

Postimi:

- Advertisement -

Hipokriti!

Albin Kurtin më së lehti e gjen në kapitullin 63 të Kur’an-it që quhet, ‘Munafiq’ apo ‘Hipokriti’.

Ky kapitull përshkruan mashtruesin, i cili shtiret si besimtar e nuk është,

shtiret si besnik e nuk është besnik,

premton e nuk i mban premtimet,

ndërsy të flet ëmbël, e pas shpinës flet keq për ty, të shkakton vuajtje dhe dhimbje të mëdha.

Hipokriti e bën të kundërtën e asaj që e thotë.

Sipas Librit të Shenjë, hipokrizia është sëmundje serioze, kurse hipokritët mendojnë se e mashtrojnë Zotin dhe njeriun, por në fakt e mashtrojnë veten.

Kështu, hipokriti mysliman sipas Kur’an-it është më i rrezikshëm për myslimanët sesa armiku më i madh jo-mysliman.

Pra, sot Albin Kurti është më i rrezikshëm për Kosovën dhe Shqipërinë, sesa armiku më i madh joshqiptar!

Cili është qëllimi i tij final, duhet ta kemi një Carl Jung dhe një Sherlock Holmes që ta deshifrojë, por ajo që po shihet me sy të lirë është se ky i interesuar për punë nuk është!

E për çka i duhet pushteti?

Kosova i duket më e vogël se vetja, edhe kjo prirje tij shihet qartë.

Natyrisht se dënimi më i madh në këtë botë për hipokritin është zbulimi i mashtrimeve të tij, kurse në atë botë, atje nuk të japin afat, flasin me gjuhën e kazanit të valë dhe të dënimeve të tjera të pasosura! Mos provo Zot.

Se asnjë zor nuk e ka pasur t’u premtojë familjeve të të zhdukurve se nuk negocion me Serbinë, pa u zbardhur fati i tyre.

Nuk e ka mbajtur premtimin sipas idiomës ‘ajo që humbt-mos u gjettë’!

Asnjë zor nuk e ka pasur t’i nxis ushtarët kundër komandantëve të UÇK-së, dhe të shtiret sikur ka qenë ushtar, kur nuk ka qenë.

Askush nëse nuk e di që s’ka qenë ushtar i UÇK-së, mjafton që Zoti e di të vërtetën, e na tregon neve!

Asnjë zor nuk e ka pasur të premtojë bashkim kombëtar, e në fund (jo që nuk e bashkon Kosovën me Shqipërinë), por pretendon ta ndajë edhe Shqipërinë në Veri dhe Jug.

Albin Kurti i ndan shqiptarët kudo që shkel këmba e tij, ndërsa pushtetin e ka marrë duke premtuar bashkim.

Dhe, kufirin e Veriut e ka afruar te Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Nuk ka pasur asnjë zor t’i mashtrojë vajzat myslimane se do t’i lejojë të shkojnë në shkollë me shamija, e pastaj t’i mashtrojë!

E ka përdorë pamëshirshëm fenë islame dhe sentimentet religjioze për qëllime politike!

Nuk ka pasur asnjë zor t’i mallkojë qeveritë e kaluara që me paret e shqiptarëve ua paguanin rrymën serbëve të veriut, e në fund të vazhdojë edhe vet t’ua paguajë serbëve rrymën me paret tona, pa rrehur çerpikë.

Prandaj, kaq shpejt është turpëruar.

Të gënjesh ngapak, rrallë (për qëllime të mira),

për shembull t’i thuash dikujt që është zberdhur në fytyrë:

‘jo, çfarë t’zverdhni, shumë bukur po dukesh’, lejohet, se nuk i bën dëm askujt.

Ama të gënjesh pa pushuar, dhe t’i gënjesh të gjithë përnjëherë, jo veç e pandershme, por është edhe e pamundur.

Albin Kurti i ka pasur 50 për qind të votave, kurse kanë mjaftuar katër veta që për një kohë të shkurtër t’ua tregojnë këyre 50 për qindshit mashtrimet e tij!

Ai, sikurse komunistët, është anti-intelektual, ideja e tij për t’i mohuar dhe nënçmuar njerëzit e ditur (dhe për t’u mjaftuar me masat e gjëra), i ka dështuar keq.

Sepse jemi duke jetuar kohën kur nuk ka më shqiptarë inferiorë, të gjithë pa përjashtim ndjehen kompetentë, dikushi dhe superiorë.

Askush s’është duke kërkuar dikë për ta ndjekur, por secili është duke kërkuar ndjekës për vete.

Ta mbash fitoren është zor!

Sepse, fitorja të relakson, të bën dembel, të lazdron, dhe ta zbulon fytyrën e vërtetë.

Sa herë ndjehet i dobët, e përdorë policinë dhe ushtrinë për ta ushqyer delirin e tij.

Êshtë i vetmuar, vetëm me fantazmat e tij të Facebook-ut, që (kur i marrin rrogat), rrinë duke sharë dhe kërcënuar ata që flasin të vërtetën për ‘Profetin e rremë’!

E ka një ministre të Drejtësisë, e cila i denoncon në Facebook gjyqtarët.

Ajo sillet si një filloriste, që nuk e di se ka mënyra zyrtare për të denoncuar Sylë Hoxhën, për shembull, ajo nuk bën çfarë duhet të bëjë, por na tregon neve se çfarë është dashur të bënte!

S’kam parë ministre më të paditur dhe më impulsive.

P.S. A ka gjë që mund të bëjë Albin Kurti që ta kthej simpatinë e votuesit!

Në këso rastesh, veç nëse paraqitet si i shkretë, se s’ka tjetër mundësi që e nxjerr prej situatës.

Kam lexuar për piktorin, i cili kur i ngushtohej shpirti nga skamja, ngujohej në shtëpi, i thoshte gruas, përhape lajmin se ‘kam vdekur’, dhe pastaj, pasi ta marrin vesh gjindja se ‘kam vdekur’, dil shiti pikturat e mia, se njerëzve u vjen gjynah e m’i blejnë ato.

Dhe, kishte sukses sa herë ‘vdiste’! .

Nuk ka nevojë të shkojë aq larg Albin Kurti.

As ta ulë kokën nuk i bën punë, sepse kokën ia ka ulur votuesi.

Ju kam treguar për profesorin e Universitetit të Prishtinës, i cili jetoi gati 100 vjet, duke u shtirur sj i sëmurë, kush s’e ngacmonte, se gjynah, veç hijen e ka ksajde, një këmbë n’dhė – një mbi dhė.

A i keni parë disa gra shqiptare, bëhen gjyshe dhe vazhdojnë të luajnë me ‘kartën e jetimes’, ato gjithmonë, anipse bëhen stërgjyshe e gëzojnë një dhembshuri nga rrethi familjar….

‘Mos e ngucni, se Ju e dini qysh e ka kjo punën?’

— E qysh e ka kjo punën!

Ka mbetur jetime si e re!

Ose: ‘Ju e dini kjo është me vaj n’buzë’!

— E pse qenka me vaj n’buzë?

Se s’ka vlla. Ose: sepse e ka veç një vlla!

Pra, këtu sillet si jetime nana e pesë fëmijëve dhe gjyshja me nipa e mbesa, sepse edhe njeriu më i thjeshtë e di se ke levërdi sa herë i prek njerëzit në dhimbje.

Dua të them, s’ka gjë që ia fshin buzëqeshjen cinike nga fytyra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit