2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nervozohet Rusia për diplomatët që ia përzuri Kosova, i kërkon UNMIK’ut të veprojë

Rekomandime

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Marija Zakharova në një deklaratë të publikuar në faqen e ministrisë ka reaguar lidhur me vendimin e Kosovës për t’i shpallur non grata dy zyrtarë rusë.

- Advertisement -

Zakharova tha se ky vendim “nuk do të ketë pasoja për statusin e tyre juridik”.

“Ne supozojmë ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin juridik të diplomatëve të përmendur rusë”, tha ajo.

Rusia i bëri thirrje misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK dhe forvace paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO, gjegjësisht KFOR-it që të reagojnë.

- Advertisement -

Zakharova e quajti “provokim të qëllimshëm” këtë vendim, dhe në favor të, siç shtoi, projektit perëndimor të Qeverisë së Kosovës, “e cila po ndjek një politikë agresive të drejtuar kundër Rusisë dhe rolit të saj konstruktiv në Ballkan”, transmeton Express.

“I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të personelit të zyrës ruse në Prishtinë. Ne presim garanci të duhura me shkrim nga administrata e OKB-së”, deklaroi Zakharova.

- Advertisement -

Sipas Zakharovës, zyrtarët e shpallur non grata janë të akredituar nga UNMIK-u.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premtën se gjatë kësaj jave kishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’i shpallte “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, duke theksuar se aktiviteti i tyre “ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Menjëherë pas këtij vendimi, ambasada e Rusisë në Serbi reagoi me një deklaratë duke theksuar se Rusia nuk i njeh këto veprime të Kosovës.

“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, prandaj nuk e njohim qeverinë e tyre apo strukturat e tjera. Asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore për ne. Ne po bashkëpunojmë me misionin e UNMIK-ut, duke përfshirë këto çështje, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit