0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

U kritikua pse e mori bashkëshortin, Osmani shkrep edhe selfie me motrën në “Darkën e Lamës”

Rekomandime

Dje është organizuar “Darka e Lamës”, ku morën pjesë krerët e shtetit.

- Advertisement -

Në këtë organizim mori pjesë presidentja Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, e afër tyre u pa edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Prezenca e bashkëshortit të presidentes, Prindon Sadriut, u kritikua mjaft shumë në rrjetet sociale, duke marrë parasysh se në organizimet e kaluara në tavolinën me krerë të shtetit nuk ka pasur të afërm të tyre, por ambasadorë, ndërkombëtarë e figura të rëndësishme të ekonomisë kosovare.

Por, përveç bashkëshortit, presidentja Osmani mori me vete edhe motrën e saj, Blinera Osmanin.

- Advertisement -

Kjo e fundit ka postuar në rrjetin social Instagram edhe një ‘selfie’ së bashku me presidenten.

Kujtojmë se “Darka e Lamës” u kritikua edhe nga shoqatat e ndryshme të cilat raportuan se nuk janë respektuar masat anti-COVID19. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit