17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Rrëfimi i ish-policit serb: Mbi varrezën masive është ndërtuar objekti i xhandarmërisë serbe

Rekomandime

Një ish-polic serb ka rrëfyer për fshehjen e trupave të të vr*arëve nga Kosova gjatë luftës të cilët më pas ishin sjellur për t’u groposur në Serbi, kjo për t’i fshehur gjurmët e KRlMlT.

Ai thotë se nuk mund të vd*es pa treguar për këtë varresë MASlVE.

- Advertisement -

“Unë dhe dy persona tjerë e dijmë që në atë vend në atë kohë është bërë varreza masive. Kur e kam përmendur këtë në Prokurorinë për KRlME lufte më thanë leje këtë rrëfim për këtë iu thërrasim më vonë. Atë e dijnë që unë e di këtë ngjarje. Unë nuk mund të vd*es pa e treguar këtë. Vitin e kaluar ka ardhur te unë një ekip nga Haga dhe më kërkuan që t’i dërgojë në atë vend gjë që unë e bëra.

I bënë disa fotografi nga vendi dhe kaq. Dua të tregoj dhe mos më fajësoni mua ju lutem. Në atë vend tashmë është Ndërtesa e Xhandarmërisë së Republikës së Serbisë që president e ka Aleksandër Vuciqin” ka treguar Jovan Goluboviq, polic tashmë i pensionur i cili më 2009 e 2010 siç thotë ka qenë dëshmitar i Prokurorisë për KRlME Lufte në Beograd.

Ndërsa, udhëheqësi i Komisionit qeveritar serb për personat e pagjetur, Velkjo Odalovic, deklaroi të enjtën se për herë të parë po e dëgjon rrëfimin e Goluboviqit, shkruan Klan Kosova.

- Advertisement -

Sipas, Odaloviqit dëshmitari në fjalë është mirë që këto informacione t’i vë në dispozicion organeve hetuese si dhe vetë Komisionit që ata të procedojnë.

Kurse Ibrahim Makolli nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit thotë se do kërkojnë Informata shtesë për rastin e Surdulicës , ku kishte dyshime edhe më parë për varrezë MASlVE.

- Advertisement -

Aty gjatë kohës së luftës ishte poligoni policor, por dijeni të saktë për godinën e Xhandarmërisë sipas pretendimeve të Golluboviqit as në Prishtinë nuk kanë.

“Për të hetuar dëshmitë që ish-polici serb nxori publikisht mendohet të ketë kontakte e takime mes dy palëve në ditët në vijim” tha Makolli.

Varreza masive e fundit që është zbuluar në Serbi ku dyshohet se gjenden trupat e dhjetëra personave të vr*arë në Kosovë e e më pas të transportuar në tokën serbe është në Kizhevak.

Që nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Serbisë, në 4 lokacione janë gjetur varreza MASlVE me 941 trupa të shqiptarëve të vr*arë në Kosovë.

Sipas të dhënave të Zyrës për pesona të zhdukur të UNMIK-ut, në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa. Të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, janë gjetur 61 trupa. Në liqenin Peruqac, në vitin 2001, është zbuluar varrezë MASlVE me 84 trupa.

Për herë të fundit, varrezë MASlVE është zbuluar në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë. Aty janë gjetur mbetjet M0RTORE të 52 personave.

Pas zbulimit të lokacionit “Kizhevak”, kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, Velko Odalloviq, i tha Radio Televizionit të Serbisë (RTS), më 18 nëntor, se informacionet tregojnë se në atë vend potencialisht gjenden 15 deri 17 trupa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit