26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Lëshohet urdhërarrest për Zvonko Veselinoviqin

Rekomandime

Gjykata e Prishtinës ka ripërsëritur urdhërarrestin ndaj Zvonko Veselinoviq, i cili së bashku me 12 serbë të tjerë u vu në listën e sanksioneve nga ShBA-ja.

Figura famëkeqe e krimit në pjesën veriore të Kosovës dyshohet për disa vepra penale si: “pjesëmarrje ose organizim i grupit KRlMlNAL të organizuar”, “vr*asje e rëndë”, “rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personalit në marrëdhënie me to” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

- Advertisement -

Kujtojmë se në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të KRlMlT të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017.

- Advertisement -

Kurse, në vitin 2019, Gjykata në Prishtinë kishte lëshuar një urdhër- arrest ndërkombëtar ndaj Veselinoviq nën dyshimin se pati gisht në ngjarjen e 25 korrikut të vitit 2011, ku mbeti i vr*arë pjesëtari i njësitit special të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Veselinoviq është përmendur edhe në rastin e vr*asjes së ish- politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit