-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vasfije Krasniqi jep një porosi nga SHBA për Vuçiçin: Koha po vjen!

Rekomandime

Në qytetin e Nju Jorkut, komuniteti shqiptar, kroat dhe boshnjak në Shtetet e Bashkuara po protestojnë para konsullatës së Serbisë, me kërkesën që shteti serb të mbajë përgjegjësi për KRlMET e dh.unës se*ksuale gjatë Iuftërave të viteve ‘90 në Ballkan. Protestuesit kërkojnë drejtësi për mijëra viktima të dh.unës se*ksuale gjatë Iuftës. Njëra nga të mbijetuarat e përdhnimit, Vasfije Krasniqi-Goodman, ishte të mërkurën në Uashington për të kërkuar mbështetjen e Kongresit amerikan në betejën e saj për drejtësi. Më shumë hollësi na sjell kolegu Burim Goxhuli.

Vasfije Krasniqi-Goodman është ndër të parat, që foli publikisht për rastin e saj dhe sot është kthyer në zërin e viktimave të përdhnimit gjatë Iuftës, që ende durojnë në heshtje.

- Advertisement -

“Më besoni se ky është një mision shumë i vështirë. Të flasësh në emër të 20 mijë vetave dhe të jesh e vetmja që ke folur dhe ke rrëfyer gjithë rastin se si ka ndodhur dh.unimi është e vështirë, por këtë kauzë e kam filluar dhe nuk do të ndalem, derisa të fitohet drejtësia për të gjitha viktimat e dh.unës sek*suale në Kosovë. Edhe pse ndoshta për rastin tim është shumë vonë, unë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi për viktimat tjera dhe do të jem zëri i tyre pa marrë parasysysh se ku ndodhem, në Kosovë apo Amerikë”, tha zonja Krasniqi-Goodman në një intervistë për Zërin e Amerikës.

E mbijetuara e dh.unës sek*suale gjatë Iuftës së viteve ‘98-’99 mori mbështetjen e udhëheqësit të shumicës në Senat, senatorit demokrat Chuck Schumer, në betejën e saj për të vënë para drejtësisë ata që kryen këto KRlME.

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington, zonja Krasniqi-Goodman, kërkoi ndihmë edhe nga shumë zyrtarë tjerë të lartë amerikanë, përfshirë ligjvënësit Richie Torres, Adriano Espaillat dhe Lee Zeldin.

- Advertisement -

Zonja Krasniqi-Goodman kërkon që të ushtrohet trysni ndaj Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili sipas saj ka të dhëna për ata që kryen këto KRlME.

“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për KRlMET që ka kryer kundër shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve. KrimineIët duhet të përballen me drejtësi. Mjaft është mjaft. Ata nuk mund të fshihen më pas agjendave të tyre politike. Kjo është një porosi për Vuçiçin, se koha po vjen”, tha ajo.

- Advertisement -

Një tjetër rast i pazgjidhur është ai tre vëllezërve Bytyqi.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të tre shtetas amerikanë, ishin arrestuar dhe vrarë në korrik të vitit 1999 në rrethana të panjohura nga forcat serbe.

Trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në lindje të Serbisë, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç.

Një rezolutë dypartiake e inicuar nga ligjvënësi Lee Zeldin për të siguruar drejtësi për vëllezëti Bytyqi, u miratua disa muaj më parë nga Komisioni i Punëve të Jashtme i Dhomë së Përfaqësuesve.

Ilir Bytyqi, vëllai i tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë, kërkon mbështetje në Uashington, që rasti I vëllezërve të tij të zbardhet deri në fund.

“Duke u siguruar që Presidenti Vuçiç mbanë premtimin e tij, fjalën që ka dhënë gjatë administratës së kaluar. Gjithçka që ka bërë është ka gënjyer me pretendime të rreme, ndërsa ai glorifikon dhe u ofron strehim kriminelëve të Iuftës. Në vend që t’i ndëshkojë dhe t’i sjellë ata para drejtësisë, ai nuk bën asgjë. Është e turpshme për qeverinë serbe, për presidencën dhe trashëgiminë e tij.”

Me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi, në korrik të këtij viti qeveria amerikane përsëriti kërkesën ndaj autoriteteve serbe për hetime të plotë, ndërsa shtoi se gjetja dhe vënia para drejtësisë e kriminelëve është përparësi e marrëdhënieve ShBA-Serbi.

Zoti Bytyqi u bëri thirrje palëve të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi që të jenë më të zëshëm për këtë çështje.

“I bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që të caktojnë kufijtë. Të mbajnë Serbinë përgjegjëse për KRlMET që kanë kryer gjatë Iuftës. Serbia duhet të sjellë drejtësi për familjen time dhe për të gjithë prindërit, që kanë humbur të dashurit e tyre. Ende 1 mijë e 600 persona figurojnë sitë zhdukur . Serbia e di se ku janë. Por Presidenti Vucic jep premtime boshe tek qeveria amerikane”, thotë zoti Bytyqi.

Pjesë e grupit të komunitetit shqiptaro-amerikan në takimet në Uashington ishte edhe nga anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

“Ne Iuftojmë bashkë me Ilir Bytyqin për të gjithë ataqë u vranë dhe ende janë të zhdukur. Jemi këtu me Vasfije Krasniqi-Goodman e cila flet jo vetëm për KRlMET që ajo ka përjetuar, por flet në emër të 20 mijë grave të tjera që kanë mbijetuar dh.unën sksuale e cila është përdorur qëllimshëm si armë gjatë atyre konflikteve”, tha zoti Gjonaj.

Zoti Gjonaj tha se është e domosdoshme që takimet informuese të jenë të vazhdueshme që përmes përfshirjes amerikane të ruhet qëndrueshmëria në Ballkan.

“Kanë ndodhur shumë gjëra në këto 20 vite. Persona të rinj vijnë në senat dhe kongres. Ata mund të mos dinë asgjë për këto KRlME. Është punuar shumë për qëndrueshmërinë në Ballkan, pas Iuftës Kosovë-Serbi. Nuk guxojmë të lejojmë, që ajo punë dhe energji të ngelet përgjysmë. Duhet t’i rikujtojmë botës përse u angazhuan Shtetet e Bashkuara, përse NATO u angazhua, përse është e rëndësishme vazhdimësia e vëëmendjes ndaj atij rajoni”, thotë zoti Gjonaj për Zërin e Amerikës.

Kosova doli nga Iufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi, ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre./VOA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit