10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Stoltenberg thekson rëndësinë e NATO’s dhe KFOR’it në Kosovë, mbështet dialogun

Rekomandime

Sekretari i përgjithshëm i NATO’s Jens Stoltenberg pas bisedës me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se e mirëpret përparimin në dialogun Beograd-Prishtinë të sponsorizuar nga BE’ja.

- Advertisement -

Stolenberg ka thënë se ky dialog i sponsorizuar nga BE’ja është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike mes dy vendeve.

Ai me këtë rast tha se është diskutuar për rëndësinë e pranisë së misionit KFOR në ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë.

“Fola me Avdullahun në lidhje me rëndësinë e NATO dhe KFOR’it, në ruajtjen e sigurisë, dhe luftimin e Covid-19 në Kosovë. E mirëpres përparimin në dialogun Beograd-Prishtinë të sponsorizuar nga BE’ja si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme”, ka shkruar Jens Stoltenberg në Twiter.

- Advertisement -


Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që Kosova të bëhet pjesë e NATO’s, shkruan Gazeta Metro.

Hoti vlerësoi edhe punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), që po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Kryeministri Hoti e ka vlerësuar edhe ndihmën e KFOR-it për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit