0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“U kërcënova me jetë, jam e padëshiruar veç pse jam femër”, flet drejtoresha e “Sami Frashërit”

Rekomandime

Profesorët në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë tash e katër ditë po e bojkotojnë procesin mësimor, në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së emërimit të drejtoreshës së re Fahrije Retkoceri

Profesorët po e kundërshtojnë emërimin e drejtoreshës duke thënë se është emëruar jashtëligjshëm.

- Advertisement -

Retkoceri ka folur për Ekonomia Online lidhur me këtë çështje, derisa ka deklaruar se për shkak që është femër është e padëshiruar nga mësimdhënësit.

Ajo thotë se nga ta ka marrë edhe kërcënime me jetë.

“Nuk është e drejtë, nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore, dhe ajo çfarë po ndodh nuk është kompetencë e mësimdhënësve e as e imja, por janë organet kompetente më lartë. Arsyeja përse jam e padëshiruar për ta është se jam femër”, ka deklaruar ajo.

- Advertisement -

“Kam pasur takime dhe jam kërcënuar nga ta dhe tash jam larguar nga takimi me ta. Kërcënim që nuk guxon me hy brenda, kjo është salla jonë e shumë kërcënime tjera. Unë e kam një kontratë dhe nuk kam dashur të dal para mediave dhe t’i trazoj nxënësit dhe prindërit e sidomos familjen time, edhe kjo ka qenë vetëm pse jam femër”, ka thënë Retkoceri.

Tutje, ajo ka apeluar që “mos të manipulohen nxënësit dhe prindërit nga një grup i caktuar, ndërsa zgjidhjen po e bëjnë se bashku ministria e Arsimit dhe komuna e Prishtinës”.

- Advertisement -

Kundër kolegëve të kësaj shkolle, ka dalë profesoresha e Kimisë, Florie Rusinovci, e cila që nga fillimi i kësaj greve ka mbajtur procesin e mësimit.

Ajo ka thënë se nuk pajtohet me këtë bojkot, teksa ka shtuar se me emërimin e drejtoreshës duhet të merret DKA-ja e jo mësimdhënësit.

“Në këtë formë nuk po pajtohem, nuk është në natyrën tonë dhe ka kush merret me këtë punë dhe çdo humbje e mësimit është humbje kohe, e sidomos për mësimdhënësit. Kush e ka sjellë këtë drejtoreshën këtu edhe mundet ta largojë dhe personalisht nuk mundem të bëj asgjë e as stafi, pra ajo është ajo zgjedhur nga DKA-ja dhe ata e largojnë, dhe unë pajtohem me këtë vendim të saj”, ka deklaruar ajo.

“Apeli im është që kolegët e mi të kthehen në mësim dhe mjaftë që një muaj kemi humbur mësimin për një muaj. Nuk ma ka marrë vendin e punës dhe asgjë, dua ta respektojë kontratën e punës, kjo është e tëra”, tha ajo.

Lidhur me këtë bojkot të procesit mësimor, Këshilli i Prindërve në Prishtinë, kanë mbajtur mbledhje në këtë shkollë, të cilët kanë thënë se kërkesat e mësimdhënësve për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Sami Frashëri”, janë të pajustifikueshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit