-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

S’ka vend për të varrosur të vdekurit, qytetari prishi varrin e nipit për të varrosur vëllain

Rekomandime

Hermal Shabani prishi varrin e nipit për të varrosur vëllain, i cili i ndërroi jetë pak ditë më parë. Mosgjetja e hapësirës për varrin në varrezat publike të qytetit të Lezhës e detyroi të veprojë në këtë mënyrë.

“Kam prishur varrin e nipit për të varrosur vëllanë që ndërroi jetë pak ditë më parë, pra kemi futur babën në varrin e djalit. U detyrova të veproj në këtë mënyrë, sepse nuk ka vend për varre”, thotë Shabani. Në të njëjtën mënyrë po vepron dhe një afërm i tij, të cilit i ka vdekur babai.

- Advertisement -

“Djali i axhës po prish varrin e vajzës, për të varrosur babanë, i cili ka ndërruar jetë. Kështu kam vepruar dhe për të varrosur nënën”, shton Shabani.

Sigurimi i një cope toke ku të prehen të vdekurit është kthyer në një mision të vështirë në Lezhë. Prej 3 vitesh, në varrezat publike të qytetit janë mbaruar hapësirat, madje janë shfrytëzuar dhe të gjitha rrugicat brenda varrezave. Mirëmbajtësi i varrezave, Pjetër Ndreca, thotë se të shumtë janë ata që po i varrosin njerëzit mbi varret ekzistuese.

“Hapësirat për varre kanë përfunduar prej kohësh. Tani që janë zënë edhe rrugicat, të vdekurit po varrosen mbi varret ekzistuese. Prishin varrin e personit që mund të ketë ndërruar jetë prej kohësh dhe varrosin atë që vdes tani”, thotë Pjetër Ndreca.

- Advertisement -

Në vitin 2019, Bashkia Lezhë mori nja sipërfaqe të madhe toke në fshatin Gocaj, për ndërtimin e varrezave të qytetit, por investimi u la përgjysmë dhe ata varreza nuk janë funksionale.

“Janë bërë varrezat në Gocaj për të gjithë qytetin, por atje nuk pranon kush për të varrosur njerëz. Është terreni gjithë ujë, pasi ka qenë zonë kënetore. E po ashtu, nuk është investuar që të bëhen varreza funksionale, pasi mungon rruga, ura, etj.”, shton Pjeter Ndreca.

- Advertisement -

Situata e krijuar konsiderohet e paprecedentë dhe apelohet për zgjidhje. Një qytetare thotë se iu desh të paguante që të gjente një vend për të varrosur një të afërm të saj.

“Është skandaloze, mos të kesh vend ku të varrosesh të vdekurit. Na u desh të paguanim e të fusnim mik për të varrosur një të afërm tonin, këtu në rrugice afër derës kryesore. Bashkia duhet që më urgjence të gjej zgjidhje është turp të mos tregohet respekt për të vdekurit. Kjo problematike vijon prej vitesh nuk është se ndodhi tani”, thotë një qytetare.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, thotë se me buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që të investohet në varrezat e ngritura në fshatin Gocaj, të cilat do t’i shërbejnë qytetit, duke i dhënë në këtë mënyre zgjidhje problematikës.

“Siç e dini prej vitit 2019, janë ngritur varrezat në fshatin Gocaj, por nuk janë sistemuar. Me buxhetin e vitit 2022 kemi parashikuar që të investojmë atje. Do ndërtojmë ure, rrugën, si dhe do bëjmë të mundur që ta çojmë nivelin e tokës e të hapim kanalet kulluese me qëllim që toka mos të përmbytet. Në këtë mënyre merr zgjidhje njëherë e mirë problemi i varrezave dhe ata ekzistuese normalisht që do i mbyllim. Mund t’i përdorin veç ata që kanë varre familjare që i kanë gati”, thotë Pacaj.

Rritja demografike e qytetit me 5 herë më shumë pas viteve ‘90 ka sjellë edhe rritje të kërkesës nga qytetarët për të varrosur të afërmit e tyre që ndahen nga jeta, duke bërë që në një kohë të shpejtë të zaptohen të gjitha hapësirat në varreza.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit