Tuesday, July 23, 2024

Ka lindur tre muaj pas vde kjes së babait: Lexoni 6 fakte të pazakonta për Bill Clinton

- Advertisement -
- Advertisement -

Bill Clinton është presidenti amerikan më i dashur i shqiptarëve për ndikimin e tij në çlirimin e Kosovës, dhe konsiderohet shpëtimtar i kosovarëve nga gjenocidi, shkruan Gazeta Metro.

Clinton kishte lindur tre muaj pasi babai i tij William Blythe, kishte vde kur në një aksident automobilistik. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij:

- Advertisement -

1. Presidenti Clinton dhe Bush janë dy presidentët e vetëm që shkruajnë me dorën e majtë.

2. Në vitin 1996, Presidenti Klinton u bë demokrati i parë që ishte zgjedhur ndonjëherë për një mandat të dytë që nga koha Franklin Delano Roosevelt në 1936. (Presidenti Barack Obama e përsëriti këtë gjë në 2012.)

3. Bill Clinton ka fituar dy herë Grammy. Në 2004 për herë të parë për rrëfimin e një tregimi ‘Peter and the Wolf’. dhe në vitin pasues fitoj Grammy për rrëfimin e autobiografis së tij ‘My Life.’

- Advertisement -

4. Clinton ka luajtur saksofon në një treshe jazz të njohur si ‘Three Blind Mice’ dhe ende luan më këtë instrument. Përformanca e tij me e njohur është “Heartbreak Hotel” e Elvis Presle.

5. Bill Clinton kishte shkuar në Korenë e Veriut në vitin 2009 për të negociuar dhe për lirimin e ndaluar të gazetarëve amerikane Euna Lee dhe Laura Ling.

6. Clinton ishte pagëzuar me emrin William Jefferson Blythe, pas vdekjes së të atit. Clinton jetoj me nënën e tij Virginia Cassidy, e cila u martua me Roger Clinton. Bill Clinton në adoleshencën e tij, ishte adaptuar nga njerku i tij Roger Clinton, prej nga edhe mori mbiemrin Clinton./

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura