Nuk ka shumë kohë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë mandat ushtarak. Ndërsa, për herë të parë në vitin 2022 kjo forcë ushtarake do të ketë buxhet prej mbi 100 milionë eurosh.
Në draftin e buxhetit për vitin e ardhshëm për Ministrinë e Mbrojtjes janë paraparë 102 milionë euro.
Mbi 97 milionë prej tyre do t’i shpenzojë Forca e Sigurisë, raporton RTV Dukagjini.
Për armatim, pajisje të ndryshme ushtarake dhe infrastrukturë përcjellëse, shteti do të shpenzojë mbi 55 milionë euro.
Për sisteme të armatimit do të shpenzohen mbi 31 milionë euro.
Për automjete taktike ushtarake do të shpenzohen 4 milionë euro.
Për sigurinë e Kosovës kujdeset edhe Policia e Kosovës.
Për këtë institucion janë parapara mjete prej 111 milionë euro.
Derisa për shpenzime kapitale për këtë institucione do të shpenzohen rreth 11 milionë euro.