2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ministria e Bujqësisë ka një njoftim me rëndësi për grumbulluesit e grurit

Rekomandime

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tone.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije është hapur shpallja publike për këtë qëllim dhe ka ftuar të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it.

- Advertisement -

“Furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë.

Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit