SHBA-ja, e vendosur ta ndihmojë tranzicionin e ushtrisë së Kosovës

0
96

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka pritur në vizitë në Prishtinë gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare Amerikane, Randolph Staudenraus.

Përmes një postimi në Twitter, Giacobbe ka thënë se temë diskutimi ishte angazhimi i vazhdueshëm i SHBA-së për KFOR-in, por edhe mbështetja për tranzicionin e FSK-së.

Dje e mirëprita gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare amerikane Staudenraus në Prishtinë për të nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për KFOR-in dhe identifikimin e mundësive për trajnime të përbashkëta dhe për misione tjera të përbashkëta në të ardhmen, që mbështesin tranzicionin e Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Giacobbe.