10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ishin në male, të rrethuar nga serbët: Si refuzuan të Iuftonin Hashim Thaci e Kadri Veseli

Rekomandime

Ishte vera e vitit 1998 kur në malet që lidhin Llapushën me Drenicë, gjendëshin thuajse krejt paria e UCK-së. Forcat serbe po i rrethonin, përderisa ishte vetëm një shtegdalje, e cila po ngushtohej gjithnjkë e më tepër. Ishte zona ku komandonte Mujë Krasniqi. Ai këmbëngulte që të Iuftonin deri në pIumbin e fundit dhe të mos largohej askush. Ndryshe, nëse dikush tentonte ta bënte, do t’a Iuftonte edhe atë.

- Advertisement -

U desh 2 ditë që Rexhep Selimi ta bindëte Mujën, të cilin e kishte edhe djalë daje, edhe nip, që të largoheshin nga aty, pasi po rrezikohej paria e UCK-së. Realisht, po rrezikohej që për herë të parë të merrnin pjesë në një betejë Hashim Thaci e Kadri Veseli. E iu kishte hy frika në palcë. Pas shumë negociatash, Muja i lejoi të largoheshin dhe e mbajti vet frontin. Madje, ishte edhe i pIagosur.

Muja, i cili ra heroikisht ra heroikisht pas disa muajve në kufirin shqiptaro- shqiptar kishte plot beteja, të cilat e krijonin një komandant.

Edhe më të rëndësishmit e UCK-së, Jasharajt, e patën betejën e tyre. Nga ajo krijuan lavdinë që solli triumfin në këto treva. Secili komandant që Iuftoi e pati betejën e vet. Sot, edhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku apo të tjerët mund t’iu tregojnë deri në mëngjes për betejat e tyre. A e keni dëgju naj betejë ku kanë marrë pjesë Hashim Thaci apo Kadri Veseli?

- Advertisement -

Madje, ka qenë vet Thaci ai që e kishte sqaruar që s’ka Iuftuar, por ka qenë krahu politik i saj. Kjo nënkupton që të dy ish krerët e UCK-së janë absolutisht të pafajshëm. Aq sa mund të dënohej Adem Demaci për UCK-në, aq mund të dënohen këta. Të dy palët ishin përfaqësues politik.

Për tu dënuar për Iuftë duhet të ishe pjesë e saj, duhet ta shkrepësh ndonjë pIumb ndaj armikut. Këta kanë shkrepur vetëm fjalë.

- Advertisement -

Betejat e tyre i zhvilluan pas Iuftës, ndaj Kosovës dhe popullit të vet./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit