Një lajm i rremë se kryeministrit të Kosovës Albin Kurti iu refuzua viza për në SHBA gjeti shpejt vend në faqet e mediave serbe.
Gazeta serbe Tanjug duke iu referuar një portali kosovar, raportoi se Albin Kurtit iu refuzua viza amerikane, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë ky lajm u përgënjeshtrua nga Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, demantoi disa raportime në media se kryeministrit Kurtit i është refuzuar viza amerikane.
”Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane”, tha zëdhënësi Kryeziu për Reporteri.net.
Madje u konfirmua se kryeministri Kurti, së shpejti pritet të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu.