10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Bojkotimi i mësimit në “Sami Frashëri”, Ministria e Arsimit akuzon Komunën e Prishtinës

Rekomandime

Nga e mërkura e javës së kaluar, nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë nuk janë duke mbajtur mësim.

Kjo për shkak të pakënaqësive të mësimdhënësve të këtij gjimnazi, lidhur me emërimin e drejtoreshës së re.

- Advertisement -

Mësimdhënësit e kanë bojkotuar mësimin. Drejtoresha thotë se është kërcënuar me jetë. Ministria e Arsimit thoë se përzgjedhja e drejtorëve në Prishtinë është bërë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për këtë, MASHTI ka ngritur kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës

Sot është dita e shtatë e bojkotimit të procesit mësimor në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Profesorët e këtij gjimnazi po pretendojnë se Fahrije Ratkoceri është emëruar jashtëligjshëm në pozitën e drejtoreshës.

- Advertisement -

Njëjtë ka vlerësuar edhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit.

Në një pëprgjigje për Gazetën Express, këshilltarja për media në MASHTI, Edona Kutleshi-Maliqaj, ka deklaruar se i gjithë procesi i përzgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore, është bërë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Ju njoftojmë se e gjithë ecuria e procesit të përzgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Prishtinës është zhvilluar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, që rregullon këtë segment. Për këtë proces, inspektorët e arsimit, fillimisht i kanë lëshuar komunës rekomandim për anulim të konkursit e më pas kanë nxjerrë edhe vendim, por komuna nuk ka reflektuar”, ka deklaruar Kutleshi-Maliqaj.

Ajo ka deklaruar se Inspektorati i Ministrisë së Arsimit është detyruar të bëjë kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës.

“Kurse pas këtyre veprimeve, Inspektorati është detyruar të bëjë kallëzim penal ndaj Komunës se Prishtinës dhe me rastin janë duke u marrë institucionet kompetente. MASHTI vlerëson se procesi mësimor nuk duhet të pengohet nga askush dhe duhet të zhvillohet normalisht, sepse çështja e përzgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore tashmë është adresuar të institucionet kompetente”, ka deklaruar Kutleshi-Maliqaj.

Gazeta Express të enjten ka tentuar të marrë një përgjigje nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, lidhur me çështjen e bojkotimit të mësimit dhe kallëzimin penal nga MASHTI, por e njëjta nuk është përgjigjur në telefonin e saj.

Ndryshe, profesorët e gjimnazit “Sami Frashëri” kanë nënshkruar një peticion kundër drejtoreshës. Këtë nismë nuk e përkrahi një mësimdhënëse e re, e cila ka kërkuar të mos përfshihet në peticion.

Ndërkaq drejtoresha Ratkoceri para pak ditwsh ka deklaruar se emërimi i saj është bërë sipas procedurave të parapara.

Ajo ka deklaruar se është e padëshiruar nga mësimdhënësit vetëm për faktin se është grua. Madje, ajo ka thënë se është kërcënuar me jetë.

“Nuk është e drejtë, nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore, dhe ajo çfarë po ndodh nuk është kompetencë e mësimdhënësve e as e imja, por janë organet kompetente më lartë. Arsyeja përse jam e padëshiruar për ta është se jam femër. Kam pasur takime dhe jam kërcënuar nga ta dhe tash jam larguar nga takimi me ta. Kërcënim që nuk guxon me hy brenda, kjo është salla jonë e shumë kërcënime tjera. Unë e kam një kontratë dhe nuk kam dashur të dal para mediave dhe t’i trazoj nxënësit dhe prindërit e sidomos familjen time, edhe kjo ka qenë vetëm pse jam femër”, ka deklaruar Ratkoceri për EkonomiaOnline.

Kundër bojkotimit të mësimit në gjimnazin “Sami Frashëri” ka dalë Këshilli i Prindërve.

Në reagim thuhet se nga kjo situatë dëmtohen nxënësit dhe se me çështjen e emërimit të drejtoreshës duhet të merren organet përgjegjëse.

“Kryesia e Këshillit të Prindërve në Prishtinë shpreh pakënaqësinë e papranueshmërinë e plotë me bojkotimin e mësimit në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë – tashmë për të katërtën ditë. Arsyeja përse një grup arsimtarësh atje po shkaktojnë bojkotimin e plotë të procesit mësimor, për shkak të pakënaqësive me përzgjedhjen e drejtorit të ri, në procedura të zhvilluara nga institucionet përgjegjëse të arsimit, është krejtësisht e pajustifikueshme, kur këtë çështje duhet ta trajtojnë organet përgjegjëse. Vetëgjyqësia që këta arsimtarë po e bëjnë, në sy të të gjitha institucioneve shtetërore, përveç dëmit të madh që po ua shkaktojnë fëmijëve tanë (e edhe rrezikimit fizik të tyre nga shprehjet e pakontrolluara të pakënaqësisë), shfaq dhe tregon për prezencën dhe ndikimin që kanë strukturat joformale nëpër shkolla tona, dhe të cilat tentojnë të imponojnë me mjete joligjore vendimet e tyre krejt njëanshëm e jashtë rrugëve institucionale”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit