8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Viola von Cramon kërkon më shumë gra dhe transparencë në dialogun Kosovë – Serbi

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se pranimi në BE nuk do të ndodh pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës si dhe Serbisë.

“Pa një marrëveshje gjithëpërfshirje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës si dhe Serbisë, pranimi në BE nuk do të ndodh për të dyja vendet”, tha Von Cramon në tamkimin e VII të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

- Advertisement -

Ajo ka ftuar të gjitha autoritetet kosovare që të krijojnë një platformë me një angazhim konstruktiv edhe me përfaqësuesit serb nga Kosova.

“Ftoj të gjitha autoritetet kosovare, edhe kryeministrin edhe Kuvendin që të krijojnë një platformë me një angazhim konstruktiv me përfaqësuesit serb nga Kosova dhe të gjitha komunitetet tjera”, tha ajo.

Von Cramon ka kërkuar që gratë të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë. “Dua ta theksoj përsëri, më shumë gra në dialog. Transparenca është një shtyllë e rëndësishme, nëse dëshironi të jeni llogaridhënës, duhet të keni angazhim të gjerë publik dhe legjitimitet të plotë për të gjitha marrëveshjet”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Ajo tha se proceset në Kosovë nuk janë mjaftueshëm transparente.

Kosovam ajo thotë se nuk duhet të lejojë të jetë ana që shkel marrëveshjet ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Unë me keqardhje duhet të them që dialogu dhe proceset e tjera në Kosovë nuk janë transparente mjaftueshëm. Praktika e shoqërisë së gjerë, konsensusit, debatit publik, bashkëpunimi me shoqërinë civile, janë esenciale. Dua të jem e qartë se keni arritur marrëveshjet të cilat duhet të zbatohen dhe të respektohen. Kosova nuk duhet të lejojë të jetë ana që shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe obligimet nga marrëveshja e Brukselit”, theksoi ajo.

Sipas saj ky do të ishte një dëm i madh për reputacionin e Kosovës ndërkombëtarisht dhe për lidhjet e ngushta që janë krijuar me partnerët evropian dhe të tjerët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit