2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Reagon ashpër Pacolli pasi Kosova nuk u ftua në “Samitin e Demokracisë”: Kryeministri Kurti mori atë që donte

Rekomandime

Kreu i AAK’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasiqë Amerika nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë.

Pacolli mendon se me këtë veprim, Kosova mund të mbetet së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin.

- Advertisement -

Ja postimi:

Përjashtimi i Kosovës nga Samiti i Demokracisë, i cili ka qenë projekti i politikës së jashtme të Presidentit Biden, është po aq shqetësues sa edhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova.

Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral.

- Advertisement -

Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë. Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së.

Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin!
Përkundrazi është një kambanë alarmi!!!!!

- Advertisement -

Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet.

Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë.
Dëm i madh për Kosovën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit