7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Filmi i Ibrahimovic del në kinema në 11 nëntor, dy shqiptarë janë aktorët kryesorë

Rekomandime

Filmi për Zlatan Ibrahimovic, i bazuar në autobiografinë e tij, do të shfaqet në kinema më 11 nëntor dhe do të tregojë historinë e fëmijërisë dhe shpërthimin e suedezit. Pas autobiografisë, historia e kampionit suedez do të shfaqet në kinema falë filmit me titull “Unë jam Zlatan”, realizuar nga kompania Lucky Red.

Filmi me regji të Jens Sjogren, një regjisor 44-vjeçar suedez, dhe i shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz, do të jetë i pari për jetën e Ibrahimovic pas “Becoming Zlatan”, një dokumentar i realizuar në vitin 2015. Filmi është xhiruar në Suedi dhe Amsterdam, duhet të shfaqej në kinema më 10 shtator 2021, por për shkak të pandemisë, u shty për në datën 11 nëntor 2021.

- Advertisement -

Granit Rushiti, sulmuesi 20-vjeçar i lindur në Suedi por me origjinë shqiptar, do të jetë aktori që do të luajë Ibrahimovic gjatë periudhës nga 17 deri në 23 vjeç.

Nga 11 deri në 13 do të jetë një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Dominic Bajraktari Andersson. Ibrahimovic ndërkohë ka qenë pjesë aktive e filmit, pasi sulmuesi i Milanit është përfshirë në të gjitha pjesët e shkrimit të skenarit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit