7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përveç Ukrainës dhe Rusisë, nisin suImet me raketa edhe këto dy shtete

Rekomandime

Izraeli ka kryer sulmet e tij të para ajrore si përgjigje ndaj një rakete të lëshuar nga trupat palestineze. Sipas The Guardian, tensionet janë rritur këtë fundjavë pasi palestinezët dhe izraelitët u përleshën pranë një vendi të shenjtë në Jeruzalem.

Sirenat paralajmëruese ranë në jug të Izraelit të hënën mbrëma pasi raketa u lëshua nga trupat e kontrolluar nga grupi islamik Hamas. Predha u rrëzua në det pranë Tel Avivit.

- Advertisement -

“Një raketë u hodh nga Rripi i Gazës në territorin izraelit. Raketa u kap nga sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome”– tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Disa orë më vonë, forcat ajrore izraelite thanë se kishin goditur një vend të prodhimit të armatimit të Hamasit në shenjë hakmarrjeje.

Hamasi pretendoi se kishte përdorur mbrojtjen e tij kundërajrore për tu mbrojtur nga suImet ajrore, të cilat nuk shkaktuan VlKTlMA, sipas dëshmitarëve.

- Advertisement -

Këtë fundjavë përleshjet rreth kompleksit të xhamisë al-Aksa të Jerusalemit çuan në plagosjen e mëshumë se 170 njerëz, kryesisht demonstrues palestinezë. Rritja e tensioneve përkon me muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit dhe festën hebraike të Pashkës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit