13.3 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Politikani nga Serbia i quan kriminelë anëtarët e Listës Serbe

Rekomandime

Kreu i partisë opozitare serbe “Liri dhe Drejtësi” (SSP), Dragan Gjilas, i cili u takua me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit, i tha “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbokroate, se ai nuk erdhi në Washington për mbështetje dhe nuk pret që dikush në botë të ndryshojë pushtetin në Serbi, sepse kjo, sipas tij, është në dorën e qytetarëve të vendit.

Në konstatimin e gazetarëve se një nga prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Ballkan është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe se Washingtoni me vite të tëra e ka diskutuar këtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe në pyetjen se çfarë mund t’i ofrojë votuesve serbë më ndryshe nga Vuçiqi, Gjilasi tha se pikë së pari duhet të zvogëlohen gënjeshtrat ose të hiqen fare, transmeton Zeri.info.

- Advertisement -

“Ka njerëz që janë kriminelë, vërtet kriminelë, të akuzuar nga anë të ndryshme, të dyshuar, që formojnë listën e tyre në Kosovë dhe pastaj marrin 99 për qind të votave të serbëve dhe ulen në Qeverinë e Kosovës. Çdo ditë shfaqen tensione të reja, njerëzit kanë frikë nga një luftë e re. Ne mund të ofrojmë që asnjë nga këto nuk do të ndodhë. Ne avokuam për pajtim dy vjet më parë. Dy vjet më parë kemi folur për mundësinë e lëvizjes së lirë të njerëzve nga Kosova dhe nga Serbia qendrore. Askush nuk na dëgjoi, kështu që erdhëm në këtë konfliktin për targa, për disa gjëra që nuk janë thelbi. Për diçka nuk mund të biem dakord. Pra, shqiptarët e Kosovës duan të jenë shtet i pavarur, ne besojmë se ajo është pjesë e territorit të shtetit të Serbisë. Mirë, nuk mund të pajtohemi për këtë, por mund të biem dakord për disa gjëra të tjera për t’i bërë disa njerëz të fillojnë të jetojnë më mirë”, u shpreh ai në këtë intervistë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit