16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

“Rama dhe Vuçiç dukeshin sikur i kishin rrahur”/ Avokat Ngjela: Kosova ka Amerikën, duhet aleancë ushtarake mes Shqipërisë dhe Kosovës

Rekomandime

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News, se nisma OPEN BALKAN, që mbështetet fuqimisht nga Rama dhe Vuçiç e dëmton Kosovën.

Duke komentuar samitin e djeshëm në Beograd, Ngjela tha se kryeministri shqiptar dhe presidenti serb, dukeshin sikur i kishin rrahur.

- Advertisement -

Ngjela tha se “Ballkani i Hapur” u mbështet nga i dërguari i Trump, Richard Grenell, por tashmë administrata amerikane ka tjetër qëndrim.

“I patë sjelljet e Vuçiçit dhe Ramës, sikur i kishin rrahur. Tani nuk kemi fakte, por dime që Trump e ka iniciuar. Më shumë Grenell, por ky është i lidhur me Moskën. E kam hallin tek Kosova.

Sa i përket Ramës, çfarë i duhet të futet në këtë lojë. Vuçiç dhe Rama ishin shumë të rënë. OPEN BALKAN nuk i bën dëm Shqipërisë, por Kosovës po. Qofsha i gabuar”, tha Ngjela.

- Advertisement -

Avokati u shpreh se Kosova ka mbështetjen e SHBA dhe nuk e shqetëson kërcënimi rus dhe serb.

“Rama kalon në turbulli mendore kur flet për Kosovën. Nuk futet Kosova aty, kot lodhen. Tashmë Amerika nuk është në këtë rezonancë. Nuk ka se çfarë t’i bëjë Vuçiçi Kosovës, me disa rusë. Kosova ka Amerikën.

- Advertisement -

Rama duhet të krijojë aleancë ushtarake mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe treg të përbashkët mes shqiptarëve, shkon dhe kërkon treg të përbashkët në Serbi”, tha Ngjela.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit