2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Beogradin e ka bërë si shtëpinë e tij”, vjen akuza e fortë për Edi Ramën

Rekomandime

Në Beograd më 4 nëntor, është mbajtur takimi i radhës i udhëheqësve të nismës rajonale për bashkëpunim “Ballkani i hapur”.

Pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk janë tërhequr nga ideja e tyre për “Ballkani i hapur”.

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Beograd ka deklaruar se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut po i ftojnë të gjithë në rajon t’i bashkohen “Ballkanit të hapur”.

“Kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjet, ne kemi një dialog që ka rrugën e vet. Nëse gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor bëhen pjesë e kësaj, do të jetë shumë më mirë, si për Kosovën, ashtu edhe për Bosnje e Hercegovinën”, deklaroi Rama.

Por kritika të ashpra në drejtim të Ramës po hedh analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu.

- Advertisement -

Edi Rama e ka bërë Beogradin si shtëpinë e tij, me shpesh shkon në Beograd se sa shkon në Vlorë apo ne Shkodër. Edi Ramës i është mbush mendja se nga Serbia marrin udhë gjitha zgjidhjet e problemeve të Shqipërisë dhe duket se shkon atje për të marrë leksione qeverisje. Nga Shqipëria dy udhëheqës gjithsej kanë vizituar Beogradin, Enver Hoxha dhe Edi Rama që është bërë atje si i shtëpisë, sikur don të realizojë ndonjë konfederatë e shqiptaro-serbe, por po e pengon Kosova që është gjysma e shqiptarëve dhe që e refuzon Serbinë dhe refuzon e distancohet nga dashuria e zjarrtë e Edi Ramës për Serbinë”, thotë Shahu për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, nga “Ballkani i hapur”, fituesi më i madh do të jetë shteti serb.

- Advertisement -

“Sa thonë ekspertët me Ballkanin e hapur fituesi i madh do të jetë Serbia sepse ka treg më të madh për të, ka më shumë prodhim dhe do të zotërojë tregjet e Ballkanit të hapur. Shqiptarët kanë ëndërruar të hapen me Italinë dhe Evropën e nuk kanë ëndërruar ndonjëherë të hapen me Serbinë. Në këto shëtitjet e drekat e darkat me verë serbe të Ramës në Beograd, ajo që të trishton dhe të fut në të thella është qëndrimi gatitu me duart jashtë xhepave ngjitur për pantallonash i Edi Ramës para djalit të Xhorxh Sorosit i cili duket se është ideatori apo gjeneratori apo përfituesi i madh i Ballkanit të hapur pasi Sorosi i ri, duket se nuk u ndahet drejtuesve të Ballkanit”, shprehet Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Më tej, Shahu deklaron se dorëheqja kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka komplikuar punët për “Ballkanin e hapur”.

“Dorëheqja e Zaevit i ka komplikuar punët, mund të jetë shkak dështimi për hapjen e Ballkanit, por duket se Rama don ta hapë Serbinë e Shqipërinë dhe kjo duket është qëllimi i tij final. Historia na mëson se kur u hap tregu i Shqipërisë për tregtarët serb, edhe gurët i blenë serbët dhe u shkretua Shqipëria”, thekson Shahu.

“Shqipëria nuk jeton nga prodhimi, nuk prodhon. Ato që prodhon bujqësia janë pak se nuk e stimulon prodhimin në vend Edi Rama. Mbi gjysmë milionë miliardë euro produkte ushqimore blen Shqipëria, produkte që mund të prodhohen në vend. Me hapjen me Serbinë ne do te pimë qumësht serb e nuk do marrim qumësht pluhur nga Ukraina. Shpresoj të hapet Evropa për shqiptarët se sa për Serbinë, shqiptarët i fryjnë edhe kosit e jo me qumështit të nxehtë”, përfundon për “Bota sot”, publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit