Kryeministri Kurti: Kam 144 arsye për ta votuar Benin (VIDEO)

0
84

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se ka 144 arsye për ta votuar kandidatin e Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitinë.

Si shef i qeverisë, Kurti shprehet se Vitia si kryetar i Prishtinës, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë, përcjell Klankosova.tv.

”Unë i kam 144 arsye për të votuar për Benin, por sot do ta ndaj vetëm një me juve (të tjerat i gjeni në programin e Benit këtu: link i programit).

Beni do ta ketë mbështetjen time të plotë për planet e tij konkrete dhe të zbatueshme me të cilat do të zhvillohet Prishtina”.

Tutje Kurti, përmes një videomesazhi, ka ftuar edhe bashkëpartiakët e tij të tjerë, për të treguar arsyet se pse duhet ta mbështesin siç thotë ai ‘’Benin në transformimin e Prishtinës’’.

”I ftoj edhe kolegët e mi – Glauk Konjufca, Hekuran Muratin, Artane Rizvanolli, Hajrulla Cekun, Rozeta Hajdarin, Donika Gërvallan e të tjerët t’i tregojnë me video arsyet dhe planet e tyre për ta mbështetë Benin në transformimin e Prishtinës.

Të dielen më 14 nëntor – mos harro. Dil e voto!”.