Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur nga Vushtrria, Ahmet Zariqi.
Zariqi ishte nga afaristët më të njohur në këtë komunë.
Ngushëllime familjes i ka shprehur edhe kryetari i Vushtrris, Xhafer Tahiri, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Zariqi ishte punëtor e humanist i madh.
Postimi i plotë i Tahirit:
Telegram Ngushëllimi
E nderuara familje Zariqi,
Me dhimbje pranuam lajmin për shkuarjen në amshim të z. Ahmet Zariqi, njeri besim drejtë, punëtor e humanist i madh.
Një nga afaristët më të njohur jo vetēm në Vushtrri por në trojet tona, Ahmet Zariqi, ishte edhe abeja ynë, i dashur për të gjithë. Vizioni i tij për zhvillim e përparim të Vushtrrisë e të Kosovës ishte i jashtëzakonshëm. Mungesa e tij do të jetë e madhe.
E respektuara familje Zariqi,
Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Zoti e mëshiroftë Ahmet Zariqin.
Me pikëllim
Xhafer Tahiri
Kryetar i Vushtrrisë